LSDM: Panik dhe nervoz në VMRO-DPMNE për miratimin e ligjit për prokurori publike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Shkurt, 2020 14:52

LSDM: Panik dhe nervoz në VMRO-DPMNE për miratimin e ligjit për prokurori publike

Panik dhe nervoz në VMRO-DPMNE për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike  dhe nga kjo që nuk arritën ta mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit.

Nëse jeni aq të bindur në gënjeshtrat tuaja, urgjentisht le të dorëzojnë gjithçka që kanë si materiale deri te institucionet, dhe përmes procedurave publike dhe të hapura t’i shohim provat e pretenduara.

Milloshoski është një kriminel i dëshpëruar dhe është e dukshme frika te ai nga sundimi i së drejtës dhe nga sistemi i pavarur gjyqësor që në të vërtetë sigurohet me miratimin e LPP.

Milloshoski është kriminel dhe i dëmshëm për interesat shtetërore, i njohur sipas lustrimit të paligjshëm, marrëveshjet e dyshimta dhe negociatat sekrete për emrin.

Qytetarët shumë mirë e dinë si VMRO-DPMNE-ja ka vepruar me mediat dhe gazetarët. Nga kërcënimet për hedhje në hendekë, arrestime,  kurora për gazetarët në adresa shtëpiake, deri në errësirë mediatike dhe liri të mbytur mediatike.

Ky pushte i udhëhequr nga LSDM e ktheu lirinë dhe kanë trajtim të njëjtë ndaj të gjitha mediave. Ky pushte nuk shpenzon para shtetërore që të blejë media dhe gazetarë.

Zoran Zaevi është politikani i parë që e ka lartësuar një  njeri publikisht, i ka dërguar porosi se nëse e ka shkelur ligjin – do të përgjigjet, që në fakt u kuptua edhe dje në seancë gjyqësore.

Republike e Maqedonisë së Veriut është shtet ligjir në të cilin ligjet për të gjithë janë të barabartë dhe secili i cili ka vepruar në mënyrë të paligjshme do të përgjigjet për veprimet e veta. VMRO-DPMNE-ja është parti kriminele, ndërsa Antonio Milloshosku, Hristijan Mickoski dhe Nikolla Gruevski janë bartë së krimit.

Qendra për Komunikime me Opinionin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Shkurt, 2020 14:52