Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

BDI e Gostivarit me apel për ministrin Ademi: Mos ia merr kompetencat Taravarit, është dëshira e tij e vetme

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ka reaguar rreth deklaratës së fundit të Kryetarit të Komunës së Gostivarit për zhvillimet në Arsim.

Në reagim nga dega e BDI-së thonë se e kuptojnë reagimin e Taravarit dhe sjelljen e tij, sipas tyre autentike të politikanit të PDSH-së së vjetër, i cili me largimin e tij nga kjo parti për fat të keq mbeti identik, me mentalitetin e partisë amë.

“Një politikan që përpos injorancës, shpifjes dhe fjalorit të rrugaçërisë nuk karakterizohet me diçka tjetër. Largimi i tij dhe disa figurave të tjera, ishte e dobishme në reformimin e PDSH-së, por kjo nuk ndodhi tek Taravari dhe aq më pak te partia e tij e re/e vjetër”, thekson dega e BDI-së në Gostivar.

Nga atje i kërkojnë ministrit të Arsimit që të mos ia merr ingerencat kryetarit  Arben Taravari sepse siç thonë kjo është dëshira e vetme e Taravarit.

“Kjo do të ishte dëshira e vetme e Taravarit dhe pastaj të ketë edhe më tepër kohë të lirë për të ushtruar profesionin e mjekut dhe të merret me demagogji politike. Marrja e kompetencave, do të ishte një lehtësi për Taravarin, i cili siç duket, nuk ka prirje dhe as që ka kohë të merret me problemet dhe nevojat e nxënësve dhe arsimit në komunën e Gostivarit”, thonë nga dega e BDI-së..

TË FUNDIT