Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Rrahje mes nxënësish në një shkollë të mesme të Gostivarit

Pasditën e djeshme rreth orës 16 e 30 minuta, B.S. 52 vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se diku rreth orës 10 gjatë ditës së djeshme, në një nga shkollat e mesme të Gostivarit, djali i tij adoleshent dhe një tjetër nxënës, shoku i djalit të tij, kanë qenë të sulmuar fizikisht nga nxënës të të njejtës shkollë.

“Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga policia për Tv Globi.

Ndryshe, sulmet fizike mes nxënësve në shkollat e mesme të qytetit të Gostivarit në vazhdimsi përsëriten.

TË FUNDIT