Gostivar, kapen me marihuanë dy shtetas rus

Dje (10 shkurt) rreth orës 8:30, njesitët policore nga Njësia për Punë të Brendshme në Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në Gostivar kanë privuar nga liria R.A.V. (35) dhe U.A.A. (30) nga Federata Ruse, Çeçeni.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër gjykate në dhomën e objektit hotelierik ku ata kanë qendruar, është gjetur marihuanë.

Dy shtetasit e huaj janë ndaluar në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, sot (11 shkurt) ata do të dalin para gjykatësit me procesin paraprak të Gjykatës Themelore Gostivar