Fsheh drogën te drunjtë, paraburgim për 22 vjeçarin nga Gostivari

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shkurt, 2020 23:36

Fsheh drogën te drunjtë, paraburgim për 22 vjeçarin nga Gostivari

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar hetime ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Prodhim dhe lëshim i paautorizuar për shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal. “I dyshuari pa autorizim dhe për shitje ka mbajtur 51.8 gram marijuanë.

Pjesën më të vogël të lëndës narkotike e ka mbajtur me vete, të paketuar në qese najlloni në kti cigaresh. Më 7 shkurt, kur zyrtarë të policisë nga Stacioni Policor Gostivar janë përjekur ta legjitimojnë, ai ka ikur dhe ka hedhur drogën në tokë. Të nesërmen, gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, pjesa tjetër e lëndës narkotike është gjetur në një hapësirë ndihmëse për mbajtje të druve, në disa paketime të fshehur në një fuçi metalike”, njoftojnë nga Prokuroria.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe mundësinë e pengimit të procedurave të ndikuara nga dëshmitarët ose përsëritjes së krimit, prokurori publik kompetent ka paraqitur kërkesë për paraburgim të dyshuarit nga gjykatësi me procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shkurt, 2020 23:36