Tetovë, nxënësit rrezikohen nga mungesa e sinjalistikës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shkurt, 2020 22:57

Tetovë, nxënësit rrezikohen nga mungesa e sinjalistikës

Edhe pse përbën rrezik të madh për kalimtarët sidomos nxënësit, megjithatë, kjo pikë kalimi që lidh Lagjen jashtë Vardarit me Shkollën Kirili e Metodi ka mbetur pa zgjidhje për vite me radhë.

Para dy vitesh, e kam shtyp semaforin, mu ndez jeshilja, atyre e kuqja, dhe këtu më ka godit makina që edhe sot e kësaj dite kam pasoja shumë të rënda. Në dritë jeshile më ka shkel makina, përndryshe kam ende brinjë të thyer, në kokë kam lëndime, kam pas pasoja shumë të rënda”.

Ende më e vështirë bëhet kjo rrugë në mesditë, kur prindërit, duhet ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Ata shtypin butonin për ndalesë të makinave, por ja sa respektohet.

Kam fëmijë të vegjël, çdo ditë nga dy herë në ditë jam në këtë rrugë. Problemi më i madh është se nganjëherë ky semafor nuk funksionon. Por edhe kur funksionon, megjithëse e shtypim butonin, nuk respektohet, i pari ndalon tjetri po të mos jesh i kujdesshëm të godet. Është telash kjo. Jemi ankuar shpeshherë po nuk ka efekt, vetëm premtime boshe”.

Kërkesë për rregullimin e mbikalimit ka çdo vit në komunën e Tetovës, thotë drejtoresha e shkollës, por deri më tani asnjë përgjigje.

Është e saktë që kërkesa bëhet pothuajse çdo vit nga ana jonë, gjithnjë duke pasur parasysh gjendjen e nxënësve mirëpo edhe pse unë nuk jam shumë kompetente të flas për këtë sepse më tepër kompetencë ka policia rrugore, po kërkesa bëhet nga ana jonë mirëpo ende nuk kemi asnjë përgjigje. Arsyen nuk di ta them- deklaroi Sihana Kaba  – Kasami drejtor në Sh F Kirili e Metodi.

Të kontaktuar për problemin në fjalë, nga komuna e Tetovës thanë se për këtë vit, nuk është paraparë në buxhet ndërtimi i mbikalimit apo nënkalimit në këtë rrugë. Ndërsa nga sektori i Punëve të brendshme, thonë se patrullë policore ka shpesh aty dhe do të ketë, por mbetet në ndërgjegjen e vozitësve që të respektojnë sinjalistikën.

Bashkim Sulejmani – ALSAT

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shkurt, 2020 22:57