Nxënësit e SHMK “Negotinë” vizituan Kuvendin e RVM-së

Nxënësit e SHMK Negotinë ishin pjesë e një vizite në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ata janë informuar me punën që bëhet në Kuvend, si dhe kanë parë nga afër hapësirat e Kuvendit.

“Nxënësit tanë dhanë mesazhin e tyre në atë tempull vendimesh, ata sollën kuptimin e fjalës rini. Kjo fjalë ka në vete gjallëri, gëzim, entuziazëm dhe pasion. Rinia dhe e ardhmja gjithmonë do të lidhen, sepse nuk mund të ekzistojnë në mungesë të njëra tjetrës. Rinia është simbol i rëndësishëm i forcës dhe këmbënguljes. Rinia është e ardhmja e një shteti.

Ata duan një botë pa diskriminim në bazë të racës, ngjyrës, gjuhës dhe gjinisë.
Që vendi të ketë sukses, ata kanë nevojë për udhëheqës të arsimuar, të informuar dhe të përgjegjshëm. E ardhmja jonë është në duart tona. Le të ngrihemi dhe të punojmë drejt së ardhmes sonë. Ky ishte monologu i shumë prej tyre në atë Kuvend”, thuhet mes tjerash në njoftimin e shkollës.