Maqedonia e Veriut e 90-ta në botë sipas gatishmërisë që t’i përgjigjet epidemisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shkurt, 2020 22:30

Maqedonia e Veriut e 90-ta në botë sipas gatishmërisë që t’i përgjigjet epidemisë

Maqedonia e Veriut rradhitet në vendin e 90-të nga 195 shtete në botë sipas Indeksit global të sigurisë shëndetësore për vitin 2019, i cili e vlerëson gatishmërinë e vendeve dhe sistemet e tyre shëndetësore, që të ballafaqohen me epidemitë ose pandemitë eventuale.

Nga vendet në rajon, Kroacia është në vendin e 38-të, Shqipëria – 39, Serbia – 41, Bullgaria – 61, Mali i Zi – 68 dhe BeH në vendin e 79-të.

Sistemet më të përgaditura shëndetësore për ballafaqim me epidemi dhe pandemi kanë SHBA-ja, Kanada, Australia, Tailanda, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Finlanda, Danimarka, Zvicra, Hollanda dhe Sllovenia, transmeton BGNES.

Sisteme më të këqija shëndetësore kanë Jemeni, Korea e Veriut, Siria, Somalia dhe Guinea Ekuatoriale.

Indeksi global i sigurisë shëndetësore përgaditet në bazë të gjashtë kritereve: parandalimi, detektimi dhe njoftimi i hershëm, përgjigjje e shpejtë, sistem shëndetësor, harmonizim me normat ndërkombëtare dhe rrethimi i rrezikshëm.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shkurt, 2020 22:30