Deputetët e pavarur kërkojnë të mos ngritën akuza me përgjime të paligjshme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shkurt, 2020 22:35

Deputetët e pavarur kërkojnë të mos ngritën akuza me përgjime të paligjshme

Lidhur me konsensusin për miratimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja në kompensim për ta mbështetur miratimin e ligjit kërkon dispozitë ligjore mbi të cilën Prokuroria nuk do të mund të ngrit akuzë mbi bazën e dëshmive që burojnë nga përgjimet e paligjshme.

Ata gjithashtu kërkojnë abrogimin e procedurës gjyqësorë mbi rastet e speciales Talir 1 dhe Talir 2, për të cilën akuzohen funksionar të VMRO-DPMNE-së mbi dyshimet për financim jo ligjor të partisë. Lidhur me zgjedhjen e prokurorit për Krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, deputetë e pavarur kërkojnë që kjo të behët me vota nga të gjithë prokurorët në vend.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shkurt, 2020 22:35