Spërkatja e këmbësorëve, dënim për drejtuesit e automjeteve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shkurt, 2020 12:37

Spërkatja e këmbësorëve, dënim për drejtuesit e automjeteve

Të reshurat atmosferike dhe si pasojë shkrirja e borës vështirësojnë qarkullimin e këmbësorëve në komunikacion. Dukuri e zakonshme paraqitet spërkatja e këmbësorëve nga ana e automjetet në qarkullim, shkruan Gostivari Sot

Qytetarët shprehin ankesa se në raste të tilla, ku drejtues automjetesh që nuk mbajnë llogari dhe nuk bënë kujdes gjatë drejtimit me automjetet.

Nga Policia e Gostivarit shprehen të vetëdijshëm për një fenomen të tillë, dhe paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar gjatë drejtim të makinave në rrugë me sipërfaqe të lagura.

“Duke qarkulluar në komunikacion, automjetet shpesh herë spërkasin këmbësorët madje edhe nëpër trotuare. Si pasojë këmbësorët vihen në gjendje të palakmueshme me rroba të stërpikura. Policia tërheq
vërejtjen ndaj shoferëve se sipas nenit 129 aline 3 në ligjin për Siguri në Komunikacion, për shkelje të tilla ligjore dënohen me 35 euro gjobë apo 15 pikë negative në librezën e komunikacionit. Nëse vërtetohet se ndonjë drejtues automjeti nga pakujdesia ka stërpikur ndonjë këmbësor, pa marr para sysh rrethanat do të gjobitet sipas ligjit”, tërheqin vërejtjen nga Policia e Gostivarit.  Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shkurt, 2020 12:37