Për 7 ditë janë ngritur 231 vetura për parkim të parregullt

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shkurt, 2020 12:52

Për 7 ditë janë ngritur 231 vetura për parkim të parregullt

Gjatë javës që kaloi me automjetin e veçantë ‘Merimanga’, janë ngritur 231 automjete nga hapësirat publike.

Nga numri i përgjithshëm i veturave të parkuara në mënyrë të parregullt, 42 janë ngritur nga zonat e parkimit, ndërsa 189 automjetet tjera janë hequr me urdhër të policisë së komunikacionit për kundërvajtje si parkim në rrugë, në rrugë për biçikleta, vendkalime për këmbësorë, tretuar, hapësira të gjelbër, në kundërshtim e shenjat e komunikacionit dhe me thirrje nga një person i tretë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shkurt, 2020 12:52