Reagon KF “Vardari”, nga Forina

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 20:19

Reagon KF “Vardari”, nga Forina

Kryesia e klubit Vardari nga fsh.Forinë detyrimisht ndjen obligim që banorve të komunës së Gostivarit dhe opinionin e gjërë ta njoftoj në lidhje me kërkesën tonë drejtuar komunës, këshillit dhe kryesuesit të saj për ndarje të mjeteve financiare për sportin, obligimi ynë ka qenë gjithmon informimi i drejt i opinionit me kërkesat tona, andaj edhe e ndjejm për obligim të nxjerrim këtë Kërkesë tonën drejtuar institucionit të lartëpërmendur se klubi i fsh.Forinë pra VARDARI garon në ligën e dytë perëndim, kërkesa jonë ka qenë që mjete të ndahen në vlerë prej 30 mijë euro apo e konvertuar në 1 milion e 900 mijë denarë dhe jo 2500 euro ose 150 mijë denarë, të këtilla gjeste dhe arsyetime nga Komuna janë të paparanueshme për neve si banorë të fsh.Forinë si dhe për K.F.”Vardari”, nuk mund për dikë të ndahet një shumë enorme prej 50 mijë eurove e për dikë të jet veç 2500 euro, edhe ne përfaqësojm komunën e Gostivarit dhe banorët e saj, mos keq informoni popullin se kinse klubi ka kërkuar aq mjete financiare.

Kjo është kërkesa e datën 27.01.2020 në bazë së cilës janë lëshuar mjetet e pakta për klubin, kemi edhe kërkesat tjera që i jemi drejtuar komunës dhe mjetet kanë qenë minimale sa për një klub të ligës rajonale të Gostivarit..

K.F.VARDARI

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 20:19