Moti sot do të jetë me vranësira, reshje të borës dhe ngrica

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 09:17

Moti sot do të jetë me vranësira, reshje të borës dhe ngrica

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira. Do të ketë reshje të borës si dhe ngrica. Gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar (prej 60 deri 80 km/h).

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -10 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -5 deri 5 gradë Celsius.

Deri të shtunën pritet të jetë ftohtë, ndërsa nga e diela parashihet rritje e temperaturave.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 09:17