Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte dimërore

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 09:22

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte dimërore

Prej orës 07:55 sot në mëngjes është hequr ndalesa për komunikacion në grykën malore Pletvar, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë.

Nga ndërmarrja informojnë se në drejtimin rrugor Prilep – Kavadar përmes grykës malore Pletvar është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore për automjetet e rënda ngarkuese. Për automjetet e tjera, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa në kushte dimërore.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 09:22