Komuna e Gostivarit ndihmon me dy mijë euro K.F “Arsimi” nga Çegrani

K.F “Flamurtari” nga Debreshi do ti ndahen para kur të aktivizohet

Komuna e Gostivarit do ta subvencionojë me 2 mijë euro Klubin Futbollistik “Arsimi” nga fshati Çegran. Kërkesën e klubit në fjalë, në Këshillin komunal e propozoi, këshilltari Telat Fetai nga ky fshat.

Por, këshilltari Berat Jakupi tha se nuk ka nevojë të ketë vendim të Këshillit, pasi deri në 150 mijë denarë kryetari i komunës mund të vendos vetë për financim të kësaj shume. Këshilltari Fetai tha se kështu i është kërkuar nga ana e shërbimeve komunale, dhe siç i është thënë, ashtu ka vepruar. Ndërkaq, sekretari i komunës së Gostivarit, Nazmi Jusufi sqaroi se në shumë mbi 30 mijë denarë, sipas Ligjit në fuqi, duhet patjetër leje të jap Këshilli komunal, pasi këtë e kërkon revizioni shtetëror. Propozimi u vendos në rend dite në seancën e 22 – të, të Këshillit të Komunës së Gostivarit dhe kaloi me shumicë votash.

Për K.F. “Flamurtari” nga fshati Debresh, u propozua që nëse aktivizohet në sezonin pranveror, të parashtrojnë kërkesë për tu financuar nga ana e Komunës së Gostivarit. Porpozimi erdhi nga kryesuesi i Këshillit Komunal, Besim Memedi, i cili vjen nga fshati Debresh. Ai tha se këtë vendim e kanë marrë bashkarisht me kryesinë e klubit “Flamurtari”. Shtoi se çdo kërkesë nga çdo klub sportiv në Gostivar, si këshilltarë do ta përkrahë pa asnjë rezervë.

Edhe séancën e kaluar Këshilliu i Komunës së Gostivarit solli vendim për subvencionim të katër klubeve sportive. Bëhet fjalë për K.F “Gostivari”, të cilit iu ndahen 3 milion denarë, 2 milion denarë iu ndanë K.B “Gostivari, 150 mijë denarë K.F “Vardari” nga fshati Forinë dhe me 250 mijë denarë klubit të çiklizmit “Adrenalina”.

Ndryshe, në séancën e sotme në rend dite kishte edhe dy pika tjera ku u aprovua bashkëfinancimi i projektit Rehabilitimi i rrugës lokale nga vendi Urta e Sushicës deri te deponia Rusinë Komuna e Gostivarit dhe bashkëfinancimi për projektin Sistem Informativ Rajonal Gjeografik për të gjitha komunat e Pollogut të aplikuara në Programin për Zhvillim Rajonal për vitin 2020, pranë Zyrës për Zhvillimit Rajonal.