Aksidenti në Llaskarcë, pritet të prezantohet raporti i Mjekësisë ligjore dhe psikiatrit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 09:36

Aksidenti në Llaskarcë, pritet të prezantohet raporti i Mjekësisë ligjore dhe psikiatrit

Një ekspert i Mjekësisë ligjore dhe psikiatër sot në seancën për “Llaskarcën” do t’i prezantojë raportet për gjendjen shëndetësore të shoferit Manoil Trifunovski, konfirmuan nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, në seancën e fundit për tragjedinë në afërsi të fshatit Llaskarcë, një ekspertë tha se shoferi gjatë aksidentit as nuk ka fjetur e as ka folur në telefon, por është e mundur të jetë kthyer majtas apo ka shikuar poshtë para vetes.

Më 13 shkurt bëhen një vit nga aksidenti i trafikut pas pikë pagesës në Gllumovë ku autobusi i kompanisë Durmo Turs e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë. Në aksident jetën e kanë humbur 16 persona, shumica nga Gostivari, ndërsa mbi 30 kanë marrë lëndime të rënda.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shkurt, 2020 09:36