Prezentime informative për Ndihmën e parë për të rinjë në SHMTK në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 15:48

Prezentime informative për Ndihmën e parë për të rinjë në SHMTK në Gostivar

Në kuadër të pjesës së dytë të implementimit të fushatës “Padituria juaj kushton jetë”, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, më 05.02.2020 realizoi dy prezentime informative për ndihmën e parë për nxënësit e SHMTK – Gostivar.

Prezentimet informative në kohëzgjatje prej një ore mësimore u realizuan nga ana e mjekut ligjerues Dr. Besnik Zeqiri, dhe Almir Muharemi i punësuar profesional në Organizatën komunale Gostivar.

Nxënësit nëpërmes prezentimeve vizuale dhe demonstrimit praktik të ndihmës së parë kishin mundësi të njoftohen me njohuritë bazë për intervenim të shpejtë me qëllim të shpëtojnë jetë njeriut, të parandalohen komplikimet nga lëndimet e mundshme.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 15:48