Nëna e katër fëmijëve falemenderon bamirësit për ndihmesën

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 22:18

Nëna e katër fëmijëve falemenderon bamirësit për ndihmesën

Pas transmetimit të historisë së Brunilda Mislimi në TV Globi, bamirësit për 20 ditë janë mobilizuar, dhe i kanë dalë në ndihmë 28 vjeçares, e cila rrit e vetme katër fëmijë të mitur.

Brunilda na priti sërish në shtëpinë ku po strehohet, ashtu, e lodhur dhe pa kushte normale për jetesë. Ajo falemenderon të gjithë ata që i siguruan vazhdimisht produkte ushqimore dhe veshmbathje për fëmijet e saj.

Brunilda tregon se pos ushqimeve, nuk janë siguruar mjete financiare të mjaftueshme që ajo të ketë një kulm mbi kokë, si pasojë e kësaj edhe kjo borë e shkurtit e gjen atë dhe fëmijët e saj në shtëpinë e vjetër e cila pas disa kohësh duhet të dal edhe prej aty, pasi e njejta do të rënohet. Ajo apelon deri te bamirësit t’i sigurohet qoftë edhe një dhomë ku do të vazhdonte jetën me fëmijët e saj. Deri më tani, familjen Mislimi me ushqime e kanë ndihmuar edhe dy kuzhina popullore të Gostivarit “Vita Abi” dhe “Dava”.

Të gjithë bamirësit që duan ti dalin në ndihmë Brunildës, atë mund ta bëjnë duke dhuruar mjete në xhiro – llogarinë e saj, ta kontaktojnë në numrin e telefonit ose edhe ta vizitojnë dretpërdrejtë në rrugën “Mara Ugrinova”, pas zjarrfikësve në Gostivar.

XHIRO-LLOGARIA NË VALUTË TË HUAJ
0230300229560
NUMRI PËR KONTAKT ME BRUNILDËN: 071-498-381

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 22:18