KE: Duam ta kthejmë besueshmërinë në perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 22:13

KE: Duam ta kthejmë besueshmërinë në perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei, e prezantoi metodologjinë e re për vendet kandidate para gazetarëve dhe para eurodeputetëve, sot në Bruksel.

Varhei i konfirmoi katër parimet mbi të cilat do të themelohet metodologjia e re nëse miratohet nga ana e vendeve anëtare: kredibilitet, menaxhim më të madh politik me procesin, largpamësi ose kushtëzim dhe dinamizëm.

“Duam ta kthejmë besueshmërinë në perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, prioritet i lartë është që të kemi stabilitet, paqe dhe prosperitet në rajon”, u shpreh eurokomisari Varhei.

Me metodologjinë e re që e ofron Komisioni Evropian, vendet anëtare do të kenë rol më të madh në vlerësimin e vendeve të cilat negociojnë. Negociatat do të udhëhiqen në mënyrë më dinamike nëpërmjet grupimeve (grupe të kapitujve) të cilat do të hapen varësisht nga vlerësimi i progresit të vendit kandidat, por mbetët parimi sipas të cilit kapitujt janë të lidhura me mbizotërimin e ligjit dhe drejtësia është themeli i të gjithë procesit. Këto kapituj, si dhe deri më tani, do të hapen të parat dhe do të mbyllen të fundit. Komisioni Evropian konsideron se me grupime, vendet do të mund më shpejt të kenë progres derisa për ketë tregojnë aftësi dhe gatishmëri.

Përforcohet edhe mundësia për pezullimin e negociatave në rast të shkeljes së parimeve themelore demokratike, ndërsa ofrohet qasje më e madhe në fondet e BE-së. Dokumenti thekson rëndësinë e përmbushjes së premtimeve të dhëna nga ana e shteteve anëtare.

Sidoqoftë, një nga pyetjet dhe kritikat më të zakonshme drejtuar Komisionit Evropian është se kjo metodologji e re nuk do të vlejë për Serbinë dhe Malin e Zi, përveç nëse ata vetë kërkojnë të përfshihen.

Ekspertët në Komisionin Evropian me të cilët bisedoi MIA, nuk mund të jepnin hollësira rreth modalitetet të kësaj përfshirje të mundshme: si dhe në cilën do të përfshiheshin Beogradi dhe Podgorica dhe sipas cilave parime? A mund të përfshihen këto dy vende vetëm për pjesët që sjellin përfitime, por jo edhe në pjesët më të rrepta që do të vlejnë për Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe të tjerët?

“Të dy vendet me të cilat po negociojmë duhet të bien dakord të ndryshojnë rregullat”, u shpreh Varhei në konferencën për shtyp, duke shtuar se Serbia dhe Mali i Zi do të kenë të drejtën e “zgjedhjes”, të kërkojë përfshirje në metodologjinë e re.

“E drejtë është që të jetë zgjedhje për ata”, porositi eurokomisari.

Gjatë prezantimit në Parlamentin Evropian, eurokomisari ishte i pyetur edhe për atë se a është ligjore që për vendet ardhshme që do të negociojnë vendoset parimi i shumicës së kundërt të kualifikuar për ngrirjen e negociatave, derisa për Serbinë dhe Malin e Zi vlen parimi i unanimitetit.

“Ligjore është, parimi i votimit të shumicës së kundërt të kualifikuar është gjithnjë e më i popullarizuar në politikat e BE-së, ideja është që në kornizën e negociatave për Serbinë dhe Malin e Zi, Komisioni ose një shtet anëtar i tretë propozon të ndërpresin negociatat, ndërsa tani ne vetëm i ofrojmë Komisionit mundësinë që të mund të iniciojë propozim të tillë, shtetet anëtare mund të kërkojnë të propozohet diçka e tillë, por propozimi do të miratohet nga KE dhe, nëse KE propozon ashtu, mund të bllokohet nga një shumicë me kualifikim të kundërt në Këshillin Evropian. E rëndësishme është të kemi ndikim të tillë në proces, në mënyrë që kur të shohim mangësi, të mund të reagojmë shpejt”, deklaroi eurokomisari.

Parimi i shumicës së kundërt të kualifikuar do të thotë se propozimi është miratuar vetëm në rast se bllokohet me shumicën e kualifikuar.

Kjo metodologji duhet tani të miratohet nga ana e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian në ditët në vijim do të publikoj raport të ri për progresin e reformave në Shkup dhe Tiranë.

Vendet anëtare duhet të japin dritë të gjelbër për të gjitha raportet që të mund të sillet vendim pozitiv për fillimin e negociatave në fund të muajit mars.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 22:13