Era e stuhishme dhe bora sollën dëme edhe në rajonin e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 09:45

Era e stuhishme dhe bora sollën dëme edhe në rajonin e Gostivarit

Era e stuhishme dhe të reshurat atmosferike sollën dëme edhe në rajonin e gjerë të Gostivarit, njofton Gostivari Sot 

Gatise në çdo vendbanim, ka pasur dëmtime të rrjetet të energjisë elektrike. Në shumë rrugë të qytetit dhe fshatrave për rreth, po shihen kabllo elektrike të rëna për toke.

Në disa lokalitete, ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Nga EVN, njoftojnë për Gostivari sot që me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike aktualisht ndodhen shumë vendbanime, siç janë Turçani i madh, Llakavice, Sërmnova, Debreshi, Gradeci, Llomnica dhe shumë vendbanime rurale.

Krahas problemeve me rrjetin e energjisë elektrike, në hapësira publike shihen edhe drunjë dhe shtylla elektrike të rrëzuar. Aktualisht, nuk raportohet për dëme në njerëz. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 09:45