Dr.Dalip Jahja, shqiptari nga Negotina që solli eksperiencë më të avansuar shëndetësore evropiane

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 13:28

Dr.Dalip Jahja, shqiptari nga Negotina që solli eksperiencë më të avansuar shëndetësore evropiane

Dr.Jahja është nga Negotina e Pollogut

Bota e një mjeku të vërtetë është botë në vete, në raste të caktuara është edhe botë e pashpjegueshme dhe e thellë!

E them këtë për faktin se, në filozofin e tyre përherë ka një rrugë, ka optimizëm dhe ka një vendim të prerë betimi për atë se çka në fakt duhet të ndodhë me sëmundjen, me lëndimet, me kockat, me nyjet dhe ky reflektim jep shpresë, jep jetë për të jetuar pa dhimbje!

Dhe e gjithë kjo përvojë evropiane e dr.Dalip Jahja paraqet më shumë se gatishmëri për të diagnostifikuar dhe trajtuar me gjithë vullnet çdo sëmundje në fushë ortopedike, pa marrë parasysh kompleksitetin e ngjarjes.

Kështu, në bisedë me dr. Dalip Jahja kuptojmë shumë fakte se, ai ka një qëndrim dhe një qëllim, si të ndihmohet njeriu, si ti lehtësohen dhimbjet dhe si të të vendoset mbi parimin e cilësisë së jetës për të hapëruar sa më lehtë dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur!

Dr.Jahja më tha:

-Edhe përkundër rrethanave në shëndetësinë klinike në Shkup bëhen përpjekje maksimale për të mundësuar trajtime përherë mbi parime e koncepte të standardeve evropiane!

Dr. Jahja ka stilin e vet të koduar, të veçantë në proçes të veprimit!Ai arrinë që të shfrytëzoj të gjitha mekanizmat praktikë të eksperiencës profesionale evropiane e botërore!

Vlera, autoriteti, mirënjohja nuk falen, përkundrazi ato në formë ekskluzive fitohen me shumë mund, me sakrifica të mëdha në hapësirë dhe në kohë!

Dhe, kur pacienti është në rend të parë, aty është edhe perspektiva, aty është besimi për jetë, besimi për një ardhmëri më të ndritur të shoqërisë shqiptare!

Një mjek, siç është personazhi ynë dr. Jahja, për të vepruar në këto rethana nuk është e lehtë, përkundrazi nga e gjithë ajo eksperiencë e fituar në qendra të rëndësishme botërore, shëndetësore sigurisht se është vështirë që këtu të funksionoj sistemi i praktikuar si në vendet e largëta perspektive!

Megjithkëtë, kompetenca e dr. Dalip Jahja e bën të pamundurën dhe sukseset janë aty, në jetën e çdo pacienti, në jetën e shoqërisë shqiptare si tërësi! Tv2

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shkurt, 2020 13:28