Tablet kompjuterë për nxënësit e paraleleve speciale të EVN-së në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 08:26

Tablet kompjuterë për nxënësit e paraleleve speciale të EVN-së në Gostivar

EVN Maqedoni siguroi tablet kompjuterë për nxënësit nga paralelet e specializuara të EVN-së për edukim dhe trajnim të elektro-montuesve në Shkup dhe Gostivar, ndërsa me mbështetje të Projektit zviceran Arsim për punësim E4E@mk. Mundësoi qasje deri tek onlajn platform për mësim “Kanvas”.

Tablet kompjuterët e parë sot iu dorëzuan nxënësve në në Shkollën e mesme elektro-teknike “Mihajllo Pupin” – Shkup, ndërsa siç paralajmëroi kryetari I Bordit drejtues të EVN Maqedoni Shtefan Peter, për disa javë do t’u ndahen edhze nxënësve nga Gostivari.

Peter theksoi se koha po ikën shpejt dhe për disa muaj klasa e pare nga paralelja 20-20-20 do të jetë pjesë e EVN Maqedoni.

Nxënësit nga paralelja special e EVN Maqedoni në shkollën e mesme “Mihajllo Pupin” Shkup në poligonin e posaçëm për mësim praktik sot realizuan trajnime me ndihmën e një instruktori nga EVM.

Në fund të këtij viti shkollor rreth 20 nxënës nga “Mihajllo Pupin” – Shkup nga paralelja special e EVN-së do ta përfundojnë arsimin e tyre dhe do të jenë plotësisht të trajnuar për punë në terren, të cilët  menjëherë do të punësohen në EVN Maqedoni ku do të kenë page fillestare prej 20.000 denarë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 08:26