Policia e Gostivarit arreston punonjësin e DAP-it, i kërkoi ryshfet një biznismeni

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 15:11

Policia e Gostivarit arreston punonjësin e DAP-it, i kërkoi ryshfet një biznismeni

Sot rreth orës 12 e 30, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, Policia arrestoi personin me inicialet M.A nga Tetova, për shkak se pranoi mitmarrje nga një banor i Gostivarit, njofoton Gostivari Sot 

“Personi me inicialet M.A si i punësuar në DAP – Tetovë, kërkoi nga banori i Gostivarit 300 euro që mos t’i mbyllej lokali i tij, pasi para një jave gjatë kontrollit në objektin e tij ishin konstatuar disa lëshime ligjore”, njoftuan për Gostivari Sot nga Policia e Gostivarit.

Arrestimi i punonjësit të Drejtorisë për të hyra publike ishe planifikuar paraprakisht.

“Paratë e kërkuara, paraprakisht ishin nënvizuar nga Sektori i Krimteknikës, dhe të njejtat pastaj i ishin dhënë personit në fjalë nga biznismeni i Gostivarit”, njoftuan nga Policia.

Pasi ia dha paratë,  Policia ka intervenuar, edhe pse, kishte tentuar që t’i shmang ata.

Punonjësi i DAP – Tetovë, është arrestuar dhe mbajtur në Policinë e Gostivarit. Në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë Publike, do t’i shqiptohet masa adekuata ligjore. Gostivari Sot 

 

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 15:11