Paralajmërohen shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta gjatë natës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 22:19

Paralajmërohen shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta gjatë natës

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike gjatë pasditës së sotme publikoi një paralajmërim të jashtëzakonshëm në të cilin thuhet se gjatë orëve të mbrëmjes do të ketë shira të rrëmbyeshëm, do të fryjë erë e fortë që do të shkaktojë ënie drastike të temperaturave, ndërsa në pjesën e dytë të natës shirat do të zëvendësohen me borë.

Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti nesër do të jetë i vranët, i ftohtë me erë dhe kryesisht me borë.

Në rajonet malore dhe në pjesët perëndimore të vendit trashësia e borës do të arrijë nga 10 deri në 20 cm.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 22:19