Njësia e gjashtë zgjedhore ka numrin më të madh të votuesve për 8.60% nga mesatarja

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 11:18

Njësia e gjashtë zgjedhore ka numrin më të madh të votuesve për 8.60% nga mesatarja

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar me shkrim Ministrinë e Drejtësisë se katër nga gjashtë njësitë zgjedhore kanë kaluar numrin e lejuar të votuesve për më pak dhe më shumë se +-5% nga mesatarja.

Në shkresën e KSHZ-së janë dhënë shifrat e sakta ku shihet se dy njësi kanë më pak votues sesa mesatarja e lejuar, ndërsa dy njësi kanë më shumë se 5 përqind, duke e bërë kështu shumë më të madh mes njësive zgjedhore.

Njësia e gjashtë zgjedhore ka numrin më të madh të votuesve, apo 8.60% nga mesatarja, ndërsa njësia e dytë +5.74%. Njësia e tretë dhe e katërt janë poshtë limitit ligjor me -7.64% dhe -6.36%.

Një kopje të njoftimit KSHZ ia ka dërguar edhe Kuvendit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 11:18