Grabitën dhe shitën veturën “BMW”, Policia arreston tre persona në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 11:52

Grabitën dhe shitën veturën “BMW”, Policia arreston tre persona në Gostivar

Dje rreth orës 12 e 30 minuta, pjesëtarët e Policisë së Gostivarit kanë arrestuar dy banorë të Gostivarit dhe një nga Prilepi, njofton Gostivari Sot. 

Bëhet fjalë për B.F (25 vjeç),  O.Xh (27 vjeç), nga Gostivari dhe D.Z (39 vjeç), banor i Prilepit, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në marrjen dhe shitjen e një automjeti të tipit “BMW” me targa të Shkupit, automjet që ishte i parkuar për servisim në qytetin e Gostivarit, kurse vjedhjen e kishte denoncuar gostivarasi me inicialet B.M (33 vjeç).

“Automjeti është gjetur dhe sot i është dorëzuar pronarit. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë në rast, do të ndërmeren masa ligjore”, njoftuan nga Policia e Gostivarit. Gostivari Sot

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 11:52