Edhe administratа shtetërore do të marrë K-15

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 21:45

Edhe administratа shtetërore do të marrë K-15

Marrëveshja kolektive për administratën shtetërore kaloi në seancën e sotme qeveritare, ndërsa në të,  mes tjerash është parashikuar pagesa e K-15.

Kjo është marrëveshja e parë kolektive  për nëpunësit administrativ dhe organet e gjyqësisë  pas vitit 1995,  me të cilën administrata bëhet edhe me mëditje për shpenzimet e transportit dhe shpenzimet për bujtje  në udhëtimet zyrtare,  ndërsa konfirmohet edhe e drejta e ditëve të mungesës së paguar për  rrethana familjare dhe personale deri në shtatë ditë pune në vit, e drejta e mungesës së papaguar, si dhe të drejta tjera.

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, marrëveshja kolektive  do të nënshkruhet me  sindikatën përfaqësuese DOGJSH, ndërsa nga ana e Qeverisë do ta nënshkruajë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shkurt, 2020 21:45