Moti sot pritet të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Shkurt, 2020 09:05

Moti sot pritet të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët

Moti sot pritet të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët në drejtim veri-perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri tre gradë celsius ndërsa temperatura ditore do të jetë prej 10 deri 17 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm ku temperatura maksimale do të arrijë deri 13 gradë celsius.

DHP njoftoi se moti stabil me temperatura të larta për këtë periudhë të vitit do të mbajë deri të martën kur në fund të ditës do të ketë rritje të vranësirave, erë të përforcuar dhe rënie të temperaturave.

Gjatë natës dhe të mërkurën në vendet më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe të borës ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Shkurt, 2020 09:05