Reshje të shiut dhe të borës vijnë nga e marta

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Shkurt, 2020 14:41

Reshje të shiut dhe të borës vijnë nga e marta

Temperatura më të ulëta, reshje të shiut dhe të borës, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike nga e marta e javës së ardhshme.

Nga DPHM sot kumtuan se moti stabil me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit do të përqendrohet deri të martën kur nga fundi i ditës do të paraqitet ndryshim me rritje të vranësirave, erë të përforcuar dhe rënie të dukshme të temperaturës.

Gjatë natës drejt të mërkurës dhe të mërkurën në viset më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe të borës, ndërsa në male dhe viset më të larta do të ketë reshje të borës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Shkurt, 2020 14:41