Mot me diell dhe temperë deri në 17 gradë Celsius

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Shkurt, 2020 11:54

Mot me diell dhe temperë deri në 17 gradë Celsius

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë, ku në orën shtatë janë matur minus gjashtë gradë, në Strumicë dhe Demir Kapia me -3, Shtip dhe Manastir me -2. Në Shkup Zajçev Rid, Tetovë dhe Kumanovë -1, informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht në drejtim veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëviz në interval nga tetë deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell, vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë Celsius. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Shkurt, 2020 11:54