BE shpresë për jetë më të mirë, studentët ikin, administrata e partizuar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Shkurt, 2020 23:22

BE shpresë për jetë më të mirë, studentët ikin, administrata e partizuar

Të rinjtë edhe pse kanë filluar studimet në universitetet e Maqedonisë, ata shohin ardhmërinë në vendet evropiane. Shkaku më i madh janë pagat e ulëta dhe partizimi i vendeve të punës.

“Na është mbjellur nga gjeneratat e kaluara, edhe ajo brenga e punësimit për në të ardhmen. Dmth prandaj të gjithë ata që kanë ikur tash e që nuk janë numër i vogël. Ne sulmohemi dhe na thonë pse studioni dhe humbni kohë, pasi pas studimeve edhe ju do të përfundoni aty ku jemi ne”, thekson një student.

“Nuk e preferoj aspak sektorin publik pasi që është bërë bastardim i atij sektori, duke i punësur të gjithë me një librezë partiake. Kjo është aq e neveritshme dhe një fenomen negativ dhe duhet ta luftojmë këtë”, thotë një student tjetër.

Ndërkohë profesori i administatës Argëtim Saliu tha se sektori privat dhe publik duhet të garojë për t’i ofruar kushtet më të mira.

“Gjithmonë sektori privat dhe sketori publik duhet të jenë garë për t’i joshur profilet më të mira. Ata të cilat duan të bëjnë karrierë nëpër institucionet, ata të cilët e duan menaxhimin, politikat publike, menaxhimet me proceset politike, është pikërisht sektori publik”, theksoi Argëtim Saliu, profesor.

Sipërmarrësja Gëzime Fejzi tha se të rinjtë duhet të kenë ide për të hapur biznese të reja.

“Të gjithë nuk mund të bëjnë karrierë në sektorin publik. Por në sektorin privat nëse ka një ide që ta hapë një biznes, aty e bën karrierën më shpejt”, tha Gëzime Fejzi, sipërmarrëse.

Sipas statistkave të Ekonomist për vitin 2018, papunësia e të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç është 44.7 përqind. Me këtë Maqedonia e Veriut rendidet e treta në botë për papunsinë e të rinjve, ndërsa më dobët janë vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Afrika e Jugut.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Shkurt, 2020 23:22