Vendimet e seancës së Këshillit komunal në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 12:16

Vendimet e seancës së Këshillit komunal në Gostivar

Komuna e Gostivarit do të ko-financojë ndërtimin e katër shtëpive në Çegran

Komuna e Gostivarit ka ndarë një buxhet prej 5 mijë euro për ndërtimin e katër shtëpive për familjet me rrezik socila në fshatin Çegran.

Vendimi ka gjetur përkrhaje edhe të Këshillit komunal, për të cilat mjete votuan “pro” të gjithë këshilltarët e pranishëm.

Ndërtimi i këtyre shtëpive vjen me iniciativë të fondacionit “Çegrani – Zvicër”.

Katër shtëpitë pritet të ndërtohen gjatë këtij viti.

Komuna e Gostivarit ndanë 5.5 milion denarë për klubet sportive

Komuna e Gostivarit do të ndihmojë financiarsht katër klube sportive të cilët veprojnë në territorin e Gostivarit.

Bëhet fjalë për K.F “Gostivari”, të cilit i ndahen 3 milion denarë, 2 milion denarë shkojnë për K.B “Gostivari, 150 mijë denarë për K.F “Vardari” nga fshati Forinë dhe me 250 mijë denarë mbështetet klubi i çiklizmit “Adrenalina”.

Për këto mjete financiare, dritë jeshile dha edhe Këshilli Komunal i Gostivarit.

Komuna e Gostivarit ndanë 3 milion e 600 mijë denarë për të luftuar ndotjen e ajrit

Komuna e Gostivarit bëhet me Strategji për ajër të pastër. Zudi Xhelili nga Komuna e Gostivarit, sqaroi se për përpilimin e kësaj Strategjie është ngritur edhe një komision nga Komuna e Gostivarit. Sipas Ligjit në fuqi për Ambient Jetësor, Komuna, tha ai, do ti ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Kjo, është hera e parë, tha ai që përmes kësaj strategjie parashihen masat afatshkurte dhe ato aftagjate për mbrotje nga ndotja e ajrit.

Strategjia ka edhe një program veprimi, ku parashihen 3 milion e 600 mijë denarë për mbrotje nga ndotja e ajrit dhe ndotja e ujit dhe tokës gatë vitit 2020.

Njomza Shaqiri – këshilltare e ASH-së, tha se ky është vetëm një hap i parë që ndëmerr Komuna e Gostivarit.

Strategjia u miratua me shumicë votash nga Këshilli komunal. TV GLOBI 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 12:16