Regjistri i numrave të rrugëve dhe shtëpive në Gostivar do të fillon me 10 shkurt

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 22:26

Regjistri i numrave të rrugëve dhe shtëpive në Gostivar do të fillon me 10 shkurt

Agjencia për kadastër ka filluar në teren mbledhjen e të dhënave nëpër komuna për regjistrimin e të dhënave përshkruese që janë të nevojshme për menaxhimin me Regjistrin grafik të numrave të rrugëve dhe shtëpive.

Planifikohet që të krijohet Regjistri i adresave për gjithë territorin e RMV-së, që do të përfshin sipërfaqet dhe të dhëna përshkruese për rrugët dhe numrin e shtëpive për çdo vendbanim.

Në rajonin e Gostivarit, aktivitetet në terren do të realizohen nga 10 shkurt deri 2 prill – 2020, njofton Gostivari Sot

Agjencia kërkon nga qytetarët të dalin dhe të takojnë ekipet e tyre dhe t’i furnizojnë me të dhënat e nevojshme, si dhe t’i lejojnë fotografimin e objekteve.

Orari i ekipeve të angazhuar nga Agjencia për kadastër:

Kërçovë, nga 22 janari deri 19 mars.

Kumanovë, nga 28 janari deri 13 prill.

Manastir, nga 24 shkurt deri 4 maj.

Dibër, nga 26 marsi deri 10 prill.

Gostivar, nga 10 shkurt deri 2 prill.

Negotinë, nga 20 janari deri 19 shkurt.

Lozovë, nga 20 janari deri 27 janar.

Gradsko, nga 20 janari deri 27 janar.

Makedonska Kamenica, nga 14 prill deri 28 prill.

Qendra Zhupa, nga 20 marsi deri 26 mars.

Koçani, nga 28 janari deri 2 mars.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 22:26