Qytetarët t’i respektojnë masat për parandalim nga koronavirusi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 10:00

Qytetarët t’i respektojnë masat për parandalim nga koronavirusi

Qytetarët duhet në tërësi t’i ndjekin dhe respektojnë masat e parandalimit edhe atë: të vendoset mbrojtje shtesë e ushqimit – të mos konsumohet ushqim i përgatitur nga kafshë të sëmura, të vendoset mbrojtje shtesë gjatë përgatitjes së ushqimit – të përdoren enë dhe thika të ndryshme për përgatitjen dhe prerjen e ushqimit të papjekur dhe të lahen detyrimisht duart pas secilës përgatitje, ndërsa gjatë përgatitjes së mishit dhe vezëve ato të përgatiten mirë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njofton KOHA.

Krahas kësaj, duhet të vendoset mbrojtje e veçantë gjatë punës në tregjet e hapura gjegjësisht detyrimisht të barten pajisje mbrojtëse, doreza, maska dhe uniforma derisa kryhen punë me kafshë ose produkte me origjinë shtazore, pas përdorimit të gjitha pajisjet të nxirren dhe të lahen çdo ditë, të kenë kujdes që të mbrohet familja nga pajisjet e papastruara të punës, të mbrohet popullata nga gripet gjegjësisht të shmanget kontakt i pambrojtur me të sëmurë (përfshirë edhe prekjen e gojës, hundës dhe syve), si dhe kontakt të pambrojtur me kafshë shtëpiake dhe të egra, detyrimisht dhe shpesh të lahen duart me sapun dhe ujë edhe atëherë kur nuk duken të papastruara ose të pastrohet pastrues për duar i cili përmban alkool, ndërsa gjatë kollitjes ose teshtimës të mbrohet goja dhe hunda me faculetë ose me dorë, ndërsa pas përdorimit faculetat të hidhen në shporta të mbyllura. Gjatë kollitjes ose teshtimës, si dhe gjatë kujdesit për të sëmurë detyrimisht të lahen duart.

Nga Ministria bëjnë të ditur se qytetarët duhet të jenë të qetë, sistemi i parandalimit nga koronavirusi funksionon tërësisht.

“Në vend nuk janë vërejtur raste të dyshimta të koronavirusit, e madje edhe në rekomandimet për udhëtim të dhëna nga shumë vende, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur në kuadër të vendeve me dozë të zakonshme të kujdesit gjatë udhëtimit. Në aeroportin e Shkupit është vendosur kamerë termik, kemi ekip të specializuar mjekësor me të cilën udhëheq një epidemiolog. Kemi mjaftueshëm pajisje mbrojtëse me të cilën ekipet kujdestare do të veprojnë gjatë transportit eventual të rasteve të dyshuara, ndërsa këtyre ditëve do të arrijnë edhe rreth 500 reagensa për egzaminim të koronavirusit”, potencojnë nga Ministria

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 10:00