Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira, pritet edhe borë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 09:27

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira, pritet edhe borë

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të cilat do të jenë kryesisht të borës me intensitet më të dobët. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej dy deri më 12 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira me reshje lokale të cilat do të jenë kryesisht të borës me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës deri në nëntë gradë Celsius.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 09:27