Bërnz: Rrishikimi i Marrëveshjes së Prespës sjellë rrezik

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 22:08

Bërnz: Rrishikimi i Marrëveshjes së Prespës sjellë rrezik

Ambasadorja amerikane në vend Kejt Bërnz në intervistë për televizionin “Sitel” liderëve partiakë iu bëri thirrje që të gjejnë kompromis për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të mundësojnë që të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit.

“Miratimi i ligjit të ri për PP-në do ta avancojë sundimin e së drejtës, transparencën dhe përgjegjësinë. E theksojmë edhe rëndësinë e rasteve të PSP-së që të vazhdojnë të procedohen në mënyrë të besueshme në Prokurorinë Publike. Besojmë se këto janë vendimet e vërteta që të krijohet besim te qytetarët dhe të konfirmohet se individë të cilët kryejnë funksione të larta do të bartin përgjegjësinë për çfarëdo lloj keqpërdorimesh. Ky është sinjal i rëndësishëm. Vetë ligji është kyç jo vetëm si sinjal për BE-në, por edhe për të ardhmen e vendit. Apelojmë deri te të gjithë liderët e partive politike të ulen bashkë, t’i tejkalojnë dallimet, t’i lënë mënjanë pozicionet e tyre partiake dhe të punojnë për këtë ligj, ta miratojnë, është e dëshirueshme, para shpërbërjes së Kuvendit, që vendi të vazhdojë në rrugën e tij”, deklaroi Bërnz.

Me këtë, thotë ambasadorja e SHBA-së, do të dërgohet sinjal pozitiv deri te anëtaret e BE-së në kontekst të vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Bërnz pret që së shpejti të përfundojë ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO në Spanjë dhe vendi shumë shpejtë të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës.

Për pritjet në lidhje me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ajo thekson se BE-ja shumë herë ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor është qëllimi i saj strategjik, ndërsa e njëjta vlen edhe për SHBA-në.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Janar, 2020 22:08