Sonte në Qendrën për Kulturë në Gostivar ,Filmi “FALCO” nga Bes Kallaku

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2020 15:24

Sonte në Qendrën për Kulturë në Gostivar ,Filmi “FALCO” nga Bes Kallaku

Sonte në Qendrën për Kulturë në Gostivar me fillim në ora 18:00 dhe 20.00h, nën organizimin e Produksionit Hi Media do të shfaqet premiera e filmit “Falco”,  i aktorit tashmë shumë të dashur për publikun shqiptarë Bes Kallaku.

Z.Ilir Halimi në cilësin e organizatorit, njëherit edhe pronar i Produksionit Hi Media, thekson se: Duke u nisur nga ajo se ndajmë fatin e njejtë të realitetit politik me Shqipërinë, shfaqja e filmit ,,Falco” do të bëj që publiku të rreflekton mbi realitetin politik në vend, pasi filmi nëprmjet humorit ironizon realitetin e hidhur politik në të cilin gjendemi!

Për ndryshe, filmi është I pasqyrim i realitetit politik shqiptar, sjellur me nota komike nga artistë shumë të dashur për publikun shqiptarë si: Bes Kallaku, Bleona Qereti, Arben Derhemi, Albano Bogdo, Olsi Bylyku etj. Hyrja – 200den

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2020 15:24