Moti, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2020 08:54

Moti, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut

Vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjellë Klan Kosova.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2020 08:54