Këshilltari i policisë së Tetovës mashtron banorin nga Gostivari

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2020 15:17

Këshilltari i policisë së Tetovës mashtron banorin nga Gostivari

Këshilltari i policisë së Tetovës mashtron banorin nga Gostivari. I merr 5.000 euro për punësimin e vajzës. Policia ka ngritur kallzim penal kundër S.S. 56 vjeçar nga qyteti i Tetovës, këshilltar për çështje juridike dhe menaxhim me burimet njerëzore në Njësinë për punë të përbashkëta pranë SPB-Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “mashtrim”.

Gjatë vitit 2017-të, i denoncuari i ka premtuar N.Z. 54 vjeçar nga Gostivari se mund t’ia punësojë vajzën, por për shërbimin i ka kërkuar para.

“N.Z. i jep 5.000 euro, por deri në denoncim të rastit punësimi nuk është realizuar. Policia ka zhvilluar bisedë me të denoncuarin, prej ku ai ka treguar se i ka marrë paratë si hua nga i dëmtuari, të cilat i janë dashur për rinovim të shtëpisë dhe borxhin prej 5.000 eurove ja ka kthye gjatë muajt gusht të vitit 2018-të, me deklaratë të shkruar dhe të notarizuar, përmes personit A.A.”, thuhet në njoftimin e MBP-së.

Pas marrjes së masave gjendet edhe personi A.A. i cili ka deklaruar se paratë ja ka dhënë djalit të personit denoncues. Sipas rrëfimit nga ana e tij, gjatë nëntorit të 2019-tës janë takuar me të dëmtuarin para SPB-Tetovë, ku ka ardhur edhe i denoncuari dhe ka ofruar para shtesë në vlerë prej 8.000 euro që mos i prishet imazhi i tij, por ata nuk i kanë pranuar paratë dhe rastin e kanë denoncuar në polici.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2020 15:17