Gostivari do të bëhet me pano reklamuese

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Janar, 2020 23:00

Gostivari do të bëhet me pano reklamuese

Pushteti lokal i Gostivarit planifikon të vendos pano reklamuese nëpër qytet. Numri dhe vendet ku do të vendosen këto paijse urbane, do të përcaktohen sipas një rregullore. Nëse propozim-programa pranohet nga Këshilli komunal, për vendosjen e tyre, do të ketë dy zona me 180 lokacione në qytet. Popozimi i cili para këshillit komunal do të ndodhet të enjten e kësaj jave, i përcakton me precizitet lokacionet për vendosjen e panove reklamuese në sipërfaqe publike për mirëmbajtjen e të cilave kompetente është Komuna e Gostivarit.

Zona e parë përfshinë të ashtuquajturën unaza e vogël në kufitë mes bulevardit Goce Delçev, Vllezërit Gjinoski, rr. Beliçica, kej. Vllazërim Bashkimi dhe rr. M.Ç. Filiposki. Zona e dytë te e ashtuquajtura unaza e madhe përfshin kufitë nga rr. Sede Kostoski, rr. Kej Vardar, rr. Apj, rr. Sretko Krsteski dhe rr. 101. Në këto dy zona janë paraparë 180 lokacione për pano reklamuese në sipërfaqe publike, gjegjësisht 120 te e para dhe 60 lokacione te zona e dytë. Sipas porgramës që propozohet, në këto lokacione duhet të vendosen tre lloja pano reklamuese: Bilbord (megalajt) – Vitrinë e ndriçuar reklamuese –Sitilajt dhe – LCD panel.

Fitimi i loakcioneve sipas programit të propozuar do të zhvillohet me hapje të procedurës për fitim të lokacioneve për vendosje të panove reklamuese. Përdorimi i panove reklamuese duhet të funksionojë sipas rregullave dhe do të ndahen në katër pako në rrugë me shpallje publike për mbledhje të ofertave me shkrim.

Ofertuesi më i volitshëm ka për obligim që të paguaj kompensim vjetor për vendosje të panove reklamuese, për çdo pano reklamuese në Pako, në pajtim me Vendimin për lartësinë e taksës komunale për vendosje të reklamave, shpalljeve dhe kumtesave në vende publike, në lartësi të përcaktuar në vendimin për lartësinë e taksave komunale të Komunës së Gostivarit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Janar, 2020 23:00