Gostivari do të bëhet me Këshill komunal për mbrojtje sociale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Janar, 2020 22:56

Gostivari do të bëhet me Këshill komunal për mbrojtje sociale

Komuna e Gostivarit planifikon të formoj Këshill për mbrojtje sociale, që do të ketë për detyrë të përgatis një plan social për territorin e Gostivarit, në bazë të të cilit më pastaj do të përgatitet programi vjetor për mbrojtje sociale

Në propozim – vendimin, i cili pritet të dal para këshilltarëve në seancën e rradhës të planifikuar për ditën e enjte, është paraparë që Këshill të ketë në përbërje të tij përfaqsues nga Ministria për punë dhe politikë sociale, Stacioni Policor i Gostivarit, Enti për punësim, shkollat fillore, çerdhet si dhe përfaqsues nga shoqata qytetare për përkrahje të personave me nevoja të veçanta, shoqata e pensionistëve dhe nga administrata komunale.

Një nga detyrat bazë e Këshillit do të jetë përgatitja e planit social në të cilin do të jenë të evidentuara problemet sociale dhe grupet e margjinalizuara në komunë, ndërsa do të përgatitet edhe një analizë rreth kapaciteteve ekzistuese të shërbimeve sociale në komunën e Gostivarit. Në bazë të këtij dokumenti, kryetari i komunës do të përgatis programin vjetor për mbrojtje sociale, të cilën më pas do ta miratoj Këshilli Komunal. Antarët e zgjedhur të Këshillit për mbrojtje sociale do të kenë mandat katër vjeçar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Janar, 2020 22:56