Mavrova mbulohet nga bora

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2020 12:40

Mavrova mbulohet nga bora

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë, -11 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej zero gradë është matur në Dojran.

Sipas Drejtorisë për punë hidro-meteorologjike, -9 ka qenë në Shkup Petrovec dhe Kriva Pallankë, -8 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kumanovë, -7 në Shtip, Tetovë, Manastir, Strumicë dhe Shkup Zajçev Rid, -6 në Prilep, Dibër dhe Lazaropole, -4 në Ohër, Krushevë dhe Gjevgjeli, ndërsa -3 në Pretor.

Lartësia e shtresës së dëborës është 11 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe katër në Kodrën e Diellit. Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura maksimale në interval prej pesë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2020 12:40