Gostivarasi mashtrohet nga shkupjanja, i kishte premtuar punësim për 1.000 euro

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2020 13:13

Gostivarasi mashtrohet nga shkupjanja, i kishte premtuar punësim për 1.000 euro

Gostivarasi mashtorohet nga shkupjanja me premtimin se do të ia punësonte të shoqen. Dje në Policinë e Gostivarit, personi me inicialet J.M (23 vjeç), ka denoncuar që gjatë muajt janar ka qenë i mashtruar nga një femër e Shkupit, njofton Gostivari Sot 

Gostivarasi ishte njoftuar dhe kishte komunikuar me shkupianen përmes Fejsbukut, dhe ku e njejta i kishte premtuar se do ti ndihmonte ta punësonte shoqen e tij, por se për këtë shërbim do të duhej të paguante 1000 euro.

“Sipas dëshmisë, në Gostivar i kishte paguar njërën nga këstet që ishin dakorduar, por më vonë shkupiania nuk i ishte lajmëruar për takimin e caktuar në Shkup dhe nuk ishte lajmëruar më, pas çka, gostivarasi e kishte kuptuar se ka qenë i mashtruar”, njoftuan nga Policia e Gostivarit, përcjell Gostivari Sot.

Nga Policia bënë me dije që po meren masa për zbardhjen e rastit. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2020 13:13