Akademia verore ” Arbën Xhaferi ” sivjet do të organizohet në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2020 12:50

Akademia verore ” Arbën Xhaferi ” sivjet do të organizohet në Gostivar

Në vigjilje të 72 vjetorit të lindjes së filozofit, politikanit Arbën Xhaferi. Ju njoftojmë, akademia verore ” Arbën Xhaferi ” do të organizohet në qytetin e Gostivarit, njofton Gostivari Sot 

“Të nderuar ndjekës të botëkuptimit politik e filozofik të Arbën Xhaferit. Në vigjilje të 72 vjetorit të lindjes së filozofit, politikanit dhe figurës i cili institucionalizoi çështjen shqiptare në Maqedoni, z. Arbën Xhaferi. Ju njoftojmë, që pas takimit të kryesisuesit të akademisë verore z. Enis Miftari dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit z. Arben Taravari, u dakorduan që akademia verore ” Arbën Xhaferi ” të organizohet në qytetin e Gostivarit dhe do të jetë plotësisht e financuar nga Komuna e Gostivarit”, thuhet në njoftimin nga Akademia Verore “Arbër Xhaferi”. 

Akademia Verore do të zhvillohet në datat 17- 23 Korrik 2020. Në këtë akademi verore do të marrin pjesë të rinjtë e moshës 18 – 24 vjeç, kryesisht studentë të nivelit BA dhe Master nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina.

Vendtakimi do të jetë në konviktin e qytetit dhe forma e mbajtjes do të jetë joformale. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2020 12:50