Publikohet Lista e Maqedonisë U19, ftohet edhe talenti që luan për Bazelin Lindit Çerkezi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Janar, 2020 11:38

Publikohet Lista e Maqedonisë U19, ftohet edhe talenti që luan për Bazelin Lindit Çerkezi

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë nga data 23 deri më 28 janar do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku do të zhvilloi dy ndeshje kontrolluese me përfaqësuesen U19 të Azerbajxhanit.

Ndërkohë seleksionuesi Shkumbin Arsllani, tashmë ka bërë publike edhe listën e futbollistëve, që do ti ketë në disponim, ndërsa bien në sy 4 emra të rinj, që të gjithë që luajnë jashtë Maqedonisë.


Njëri ndër ta që do të luaj si mesfushorë është dhe talenti gostivaras që luan për skaudrën e Bazelit Lindit Çerkezi, i cili ka shënuar suksese të mëdha gjatë karrierës së tij. Ndeshjen e parë ndaj Azerbejxhanit të besuarit e trajnerit Shkumbin Arsllani do ta zhvillojnë me datë 25 janar, ndërsa ndeshja e dytë në program është dy ditë më vonë.

Kjo pjesëmarrje seleksionuesit Arsllani do ti shërbei për turneun kualifikues në Çeki që do mbahet këtë vit dhe përmes të cilit Maqedonia U19 do të kërkojë pjesëmarrje në Fazën Elite për Kampionatin Europian. “Pres dy ndeshje të mira.Në listë ka katër futbollistë të ri (Jankullovski, Tasevski, Çerkezi dhe Kalkan), secili prej tyre do të ketë shansin të luajë dhe vetëm prej tyre do të varet nëse do ta shfrytëzojnë të njejtën dhe nëse në të ardhmen do të konkurojnë për vend në ekip.

Me dy ndeshjet në Antalia për ne startojnë përgatitjet për atë që na pret këtë vit dhe që është turneu kualifikues në Çeki për pjesëmarrje në Fazën Elite për Kampionatin Europian. Shpresoj të prezantohemi mirë në këto dy duele kontrolluese, lojtarët seriozisht të kapin detyrën e tyre duke pasur parasysh faktin se nuk kemi kohë për eksperimente”, deklaroi seleksionuesi Shkumbin Arsllani.

Ndeshja e parë Maqedoni U19-Azebajxhan U19 luhet më 25 janar në orën 15:00, ndërsa dy ditë më vonë në program do të jetë ndeshja e dytë në terrenin në Kaja në Belek.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Janar, 2020 11:38