Nxënësit e Negotinës në aksion humanitar, dhurojnë nga teshat e tyre për moshatarët e tyre

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Janar, 2020 15:14

Nxënësit e Negotinës në aksion humanitar, dhurojnë nga teshat e tyre për moshatarët e tyre

Në kuadër të aksionit humanutar ‘Nxënësi ndihmon nxënësit” që e organizon shkolla fillore “Naim Frashëri” nga fshati Negotinë , sot është bërë shpërndarja e veshmbathjeve për dhjetra nxënës të shkollave të Negotinës dhe Senakosit, që paraprakisht janë mbledhur nga nxënësit që kanë shprehur vullnet që robat e tyre t’I ndajnë me bashkëmoshatarët e vetë.

Informacionin e bën të ditur drejtori I shkollës Bejtulla Kamberi I cili rezultatet e këtij aksioni I ka dokumentuar edhe me disa fotografi. Ai shprehet I kënaqur që fëmijët me kaq dashuri u përgjigjen aksioneve të këtilla.

“Sot bëmë shpërndarjen e teshave të mbledhura në aksionin hunanitar “Nxënësi ndihmon nxënësin” ku furnizuam 40 nxënës të shkollave të Negotinës dhe Senakosit, të cilët u gëzuan me veshjet që morën, kurse nesër do vazhdojmë me nxënësit e Kalishtit dhe Gjurgjevishtit, vazhdojmë përpara me projektet e rradhës….” shkruan mes tjerash Kamberi

Të gjitha aktivitetet që vijnë në kuadër të aksionit “Nxënësi dhuron për nxënësin” kanë për qëllim solidarizimin e fëmijëve në mes veti që nga mosha e re, por edhe plotësimin e nevojave të atyre nxënësve që vijnë nga familjet me status të rrezikuar social. Tv2

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Janar, 2020 15:14