Përfaqësimi i të punësuarve shqiptarë në spitalin e përgjithshëm në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2020 20:42

Përfaqësimi i të punësuarve shqiptarë në spitalin e përgjithshëm në Gostivar

Përfaqësimi i të punësuarve shqiptarë në spitalin e përgjithshëm “Dr.Ferid Murad”
Gostivar shënon rritje të madhe krahasuar vitin 2001 me vitin 2020 edhe atë:
Në vitin 2001 nga gjithsejt 757 të punësuar në atë kohë në Qendrën Medicinale,
423 të punësuar maqedonas – 55.88 %
270 të punësuar shqiptarë – 35.67 %
64 të punësuar të tjerë – 8.45 %
Viti 2020 nga gjithsejt 495 të punësuar:
196 të punësuar maqedonas – 39.60 %
283 të punësuar shqiptarë – 57.17 %
16 të punësuar të tjerë – 3.23

Nga viti 2001 deri në vitin 2020 ka patur rritje të madhe të të punsuarve shqiptarë ku nga të dhënat e lartëpërmendura mund të shikohet qartë se tash më në vitin 2020 dominojnë të punsuarit shqiptarë me 57.17 % nga gjithsejt 100 %.

 Gjithashtu sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në postet udhëheqëse nga gjithsejt 43 udhëheqës të reparteve dhe sektorëve të ndryshëm 29 prej tyre udhëhiqen dhe nenaxhohen nga të punësuar shqiptarë edhe atë: 11 të punësuar udhëheqës maqedonas 25.58 %
29 të punësuar udhëheqës shqiptarë 67.44 %
3 të punësuar udhëheqës të tjerë 6.98 %
Vlen të theksohet se në sektorin e financave pas 30 viteve e udhëhequr nga kuadro të ndryshme jo shqiptarë , Drejtori Dr.Jakup Jakupi më datë 05.08.2010 emron dhe avanson për herë të parë një shqiptarë Udhëheqës të Sektorit për Financa.

Gjithashtu edhe në muajin Mars të vitit 2018 Drejtorit Dr.Jakup Jakupi për herë të parë emroi dhe avansoi udhëheqës shqiptarë në Departamentin për Furnizime Publike.
Nga të dhënat e lartëpërmendura mund të shihet qartë se edhe në postet udhëheqëse pëfaqësimi i shqiptarëve dominon bindshëm me 67.44 % nga gjithsejt 100 %.

Statistikat dhe të dhënat nga departamenti i Resurseve Njerzore pranë spitalit tonë tregojnë qartë se nga gjithset 75 mjekë specialistë:
55 mjekë specialistë janë shqiptarë 73.33 %
16 mjekë specialist janë maqedonas 21.33 %
4 mjekë specialist janë të tjerë 5.34 %
– Nga gjithsejt 14 mjekë të përgjithshëm:
12 mjekë të përgjithshëm janë shqiptarë 85.71 %
2 mjekë të përgjithshëm janë maqedonas 14.29 %
– Nga gjithsejt 27 të punsuar mjekë të përgjithshëm që i kemi dërguar në specializim nëpër Klinika të ndryshme të Shkupit:
24 specializant shqiptarë 88.89 %
3 specializant maqedonas 11.11 %
Shihet qartë se edhe në kuadrot mjeksorë tepër të rëndësishëm shqiptarët dominojnë me reth 85 %. Nga gjithsejt 100 %.

Sektori i financave,sektori juridik dhe departamenti i furnizimeve publike nga gjithsejt 29 të punësuar;
17 të punësuar shqiptarë 58.62 %
12 të punësuar maqedonas 41.38 %

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2020 20:42