Nga e diela reshje të shiut, nëpër vendet e larta borë ?

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2020 14:05

Nga e diela reshje të shiut, nëpër vendet e larta borë ?

Reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta edhe borë paralajmërojnë meteorologët nga e diela në mbrëmje dhe fillimi i javës së ardhshme.

Nga DPHM informojnë se prej nesër do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryejë erë e përforcuar veriore. Gjatë fundjavës mot me vranësira të ndryshueshme. Të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nëpër malet e larta reshje të borës.

Temperatura minimale nesër do të mbetet nën zeron dhe do të ulet deri minus shtatë, të premten deri minus nëntë, të shtunën minus tetë, të dielën minus katër, të hënën do të jetë më ngrohtë dhe do të lëviz prej një deri pesë gradë edhe të martën do të ulet deri minus tre gradë.

Temperaturat ditore do të jenë në interval prej tre deri 13 gradë Celsius.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2020 14:05