Hapen dyert e shkollave për nxënësit, fillon gjysëmvjetori i dytë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Janar, 2020 09:03

Hapen dyert e shkollave për nxënësit, fillon gjysëmvjetori i dytë

Pas pushimit dimëror tre javorë, nxënësit sot kthehen në bankat shkollore në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020.

Mësimin do ta vazhdojnë ta ndjekin 270 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve rreth 20.000 filloristë.

Mësimdhënësit do të vazhdojnë të punojnë me paga më të larta nga janari për 10 për qind, në pajtim me marrëveshjen e arritur mes sindikatës (SASHK) dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Janar, 2020 09:03