Aksident trafiku në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2020 13:28

Aksident trafiku në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë

Dje (19-janar) rreth orës 02.00 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të urës së Sretkovës, ka ndodhur aksident trafiku në të cilën janë aksidentuar: vetura “Mitsubishi” me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari A.L. nga Shkupi dhe vetura “BMW” me targa të Kërçovës të cilën e ka drejtuar 34-vjeçari B.S. nga Kërçova.

Vozitësi dhe shoqëruesi i tij në veturën “BMW” 46-vjeçari K.Xh. nga Kërçova, janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “Ferid Murat” në Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Departamenti për punë të brendshme Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2020 13:28